Broja “burgoset”, Fulham barazon në frymën e fundit

Armando Broja, edhe njëherë mbetet jashtë planeve të Fulham për ndeshjen e Premier League, më saktë për transfertën me Sheffield United, e cila përfundoi në një barazim 3-3.
Një qëndrim që flet qartë për situatën në të cilën ndodhet sulmuesi kuqezi. “Të gjithë e dinë se sa u përpoqëm të nënshkruanim me Armando Brojën”, deklaronte trajneri Silva ditë më parë, ndëkohë që aktualisht ka të tjera preferenca për sulmin e skuadrës së tij.
Rodrigo Muniz është i preferuari i tij, ndërsa në ndeshjen e sotme shënoi dhe golin e barazimit në minutat shtesë. Ndërkohë, për sulmuesin kuqezi mbetet që të punojë sa më shumë për të arritur në formë për Kombëtaren.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




