“Salah UK Commercial” është një minierë ari

Momo Salah është ktheyr në një minierë ari. Kompania e tij,e cila njihet si “Salah UK Commercial” vetëm në vitin e fundit ka fituar 5.4 milionë paund përveç taksave.
Vetëm nëpërmjet kontratave me sponsorët Salah ka arkëtuar në tri vitet e fundit rreth 27 milionë paund. Egjiptiani siç dihet është partner i markave të njohura si Adidas, Uber, Vodafone dhe Pepsi.
Shifrat e bëra publike nga mediat angleze janë të vogla përballë ofertës që mori lojtari nga klubet saudite. Këto të fundit i ofruan një vit më parë kontratë vjetore prej rreth 175 milionë paundësh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




