Angli-Brazil, Haselbank sherr me arbitrin e katërt në dhomat

Angli | 3 vite më parë

Edhe pse i është bashkuar stafit të Sauthgejt vetëm në marsin e vitit të kaluar Xhimi Floid Haselbank është mjaft i përfshirë në projektin e “Tre Luanëve”.

Disa gazetarë, të pranishëm në “Wembley”, kanë raportuar se ish-sulmuesi holandez i Çelsit ka arritur deri aty sa të kapet me duar me arbitrin e katërt të miqësores mes Anglisë dhe Brazilit.

Vendimet e kryesorit nga Portugalia, Artur Soares Dias, kanë bezdisur tej mase Haselbank, i cili është ankuar te arbitri i katërt. Për holandezin Brazili duhet që të mbyllte pjesën e parë me një lojtar më pak pasi ndërhyrjet e Paketa në dëm të Belingham ishin për katonë të verdhë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme