Klop: S’bëj si Ferguson, jam gjerman dhe s’përdor kuajt për baste

Angli | 3 vite më parë

Jurgen Klop ka thënë se nuk do t’i bashkohet Sër Aleks Ferguson në Çeltenham. Trajneri i Liverpul ka treguar se nuk ka asnjë interes për garat e kuajve.

Gjatë kësaj jave ish-trajneri i Junajtid ka parë teksa dy nga kuajt e tij kanë triumfuar në festivalin “Gold Cup”. Edhe pse Klop shpesh herë ka thënë se i pëlqen kultura sportive britanike në këtë pikë duket se nuk tërhiqet shumë nga garat e kuajve.

“Unë jam gjerman dhe ne i përdorim kuajt për të tjera gjëra! Nuk jam i interesuar në garat apo bastet me kuaj. Nuk e di ende se çfarë do të bëj pasi të largohem nga Liverpuli. Mbase mund të takoj një kalë dhe të bie në dashuri! Nuk i dihet”, tha Klop.

“Ajo çfarë më pëlqen tek Anglia është se keni shumë gjëra për të cilat jeni gati që të kaloni shumë kohë. Futbolli, tenisi, golfi dhe tani keni shtuar edhe garat me kuaj. Ne Gjermani jetojnë shumë banorë, por s’kemi gara me kuaj kaq popullore si këtu”, shtoi trajneri gjerman.

Siç dihet në Liverpul janë disa yje të ekipit (Trent Aleksandër-Arnold dhe Endi Robertson) apo edhe ish-lojtarë (Xhordan Henderson, Xhejms Milner dhe Adam Lalana) me disa kuaj në pronësi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme