Klauzola e çuditshme, Çelsi fiton para nga mos aktivizimi i Brojës

Angli | 3 vite më parë

Sipas “Daily Mail” marrëveshja mes Çelsit dhe Fulhamit për huazimin e Armando Brojës ka diçka të pazakontë. Shqiptari nuk po aktivizohet në “Craven Cottage” dhe ky fakt pritet që të mushë arkat e klubit të Çelsit me plot 4 milionë stërlina.

Sipas marrëveshjes mes dy klubeve Fulham nuk do t’i paguante Çelsit asnjë shumë nëse Broja do të aktivizohej në më shumë se 60% të ndeshjeve. Kur klubet gjetën akordin Fulham kishte ende në program 16 takime.

Nëse Fulahm nuk aktivizon Brojën qoftë edhe për një ndeshje nga tani e tutje atëherë klubit në fjalë i duhet që t’i paguajë Çelsit plot 4 milionë stërlina.

Sipas “Daily Mail”, Çelsi bëri këtë marrëveshje me shpresën se Broja do të kishte impakt pozitiv në klubin e Fulhamit dhe do të bindte drejtuesit e skuadrës që ta blinin në verë. Por realiteti është ndryshe dhe me këtë marrëveshje Çelsi duket se ka dashur që të vendosë një klauzolë, e cila ngjan më shumë si një “dëmshpërblim” për kohën e humbur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme