Probleme për Mançester Sitin, Ederson 1 muaj larg fushës së blertë

Portieri i Mançester Sitit, Ederson, do të mungojë në ndeshjen vendimtare kundër Arsenalit në garën për titullin kampion në Premier League për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Braziliani u dëmtua gjatë barazimit 1-1 të Sitit ndaj Liverpulit të dielën dhe pritet që të qëndrojë larg fushës së blertë për të paktën 1 muaj.
Arsenali kryeson Premier Ligën falë golavarazhit më të mirë se Liverpuli, ndërsa Siti qëndron në vendin e tretë vetëm një pikë prapa. “Topçinjtë” do të udhëtojnë në Etihad më 31 mars.
Ederson gjithashtu do të humbasë çerekfinalen e Kupës FA ndaj Newcastle dhe miqësoret e ardhshme të Brazilit kundër Anglisë dhe Spanjës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




