Arsenali buzëqesh në finale kundër Brentford

Angli | 3 vite më parë

Arsenali ushtron presion mbi Liverpool dhe City, të angazhua në përplasjen direkte në Anfield dhe për momentin rrëmben vendin e parë me fitoren 2-1 ndaj Brentfordit, rezultat i arritur në frymën e fundit. Skuadra e Artetës nisi vrullshëm dhe në minutën e 19-të kaloi në avantazh falë Rice, me asistimin e  Ëhite. Ish-lojtari i Ëest Ham ishte protagonisti i madh i mbrëmjes: shpëtoi një 1-1 të mundshëm në vijë, më pas i afrohet dyfishimit. Në kohën e shtesës në pjesën e parë, megjithatë, “Bees” barazuan me Ëissa-n, i cili ndëshkoi butësinë e Ramsdale në presing.

Pas një furie të madhe në finale, mbërrin dhe goli i 2-1: një tjetër goditje me kokë, këtë herë nga Havertz që erdhi nga krosimi i dytë i Ëhite. Rikuperimi i gjatë nuk çon në ndryshim rezultati: Arsenali fiton dhe do të shikojë Liverpool-City nga vendi i parë në renditje. Brentford mbetet në 26 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme