Broja asist, por… Fulham humbet

Armando Broja edhe njëherë e ka nisur nga stoli me skuadrën e tij të re, Fulham në Premier League, për të zbritur në fushën e lojës në minutën e 80-të në sfidën e humbur 1-2 në shtëpinë e Wolves. Ndërsa pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, në pjesën e dytë vendasit arritën të shënojnë dy herë me anë të Aït-Nouri 52’ dhe autogoli i Cairney 67’.
I aktivizuar në vend të mbrojtësit Castagne, sulmuesi kuqezi mori pjesë në shënimin e golit të vetëm për skuadrën e tij në këtë ndeshje në minutën e 7-të shtesë, duke asistuar për Iwobi, i cili shënoi në një pozicion të vështirë. Ky është asistimi i parë për Brojën me fanellën e Fulham.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




