Liverpool-City, Guardiola: Klopp? Jam i bindur për një gjë…

Angli | 3 vite më parë

Ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht për Liverpool – Manchester City. E para kundër të dytës, takimi i caktuar për të dielën më 10 mars me fillimin në orën 16:45, e vlefshme për javën e 28-të të Premier League. Pep Guardiola e prezantoi ndeshjen në një konferencë për shtyp.

Guardiola e nisi me faktin që do të jetë ndeshja e tij e fundit në Premier League kundër Klopp, i cili ka njoftuar se do të largohet nga Reds në fund të sezonit: “Gjithmonë kam ndjenjën se Klopp do të kthehet herët a vonë. Ai e do futbollin. Pasioni i tij është futbolli. Ai shpjegoi në mënyrë të përsosur pse po largohet. Është hera e fundit në Premier League, por ndoshta do të ketë ende një mënyrë për t’u përballur me të në FA Cup”.

Grealish pothuajse me siguri do të humbasë udhëtimin në Anfield ndërsa në konferencë nuk u përmend gjendja e Doku: “Sot kemi një ditë pushimi, nesër do të stërvitemi dhe do të shohim se si ndihen ata. Tashmë kemi parë disa detaje se si ata sulmojnë , e cila është e ndryshme në krahasim me sezonet e mëparshme”.

“Cilësia e disa lojtarëve të tyre e bën lojën të ndryshme. Pjesët kryesore janë të njëjta dhe ne e dimë mjaft mirë, por detajet e vogla duhet t’i përshtatim. Në të njëjtën kohë, duke e ditur këtë , duhet të shikojmë ndeshjet që ne dhe ata kemi luajtur kohët e fundit dhe të shohim nëse duhet të rregullojmë diçka për t’u ndjerë më rehat me lojtarët që do të duhet të luajmë të dielën”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme