Guardiola: Nuk largohem, te City më dhanë kohë për të fituar

Angli | 3 vite më parë

Pep Guardiola ka folur për ‘TNT Sport’ pas kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe duke prekur rrugëtimin e tij në Champions League në krye të Manchester City. Kampionët e Anglisë fituan kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube pranverën e kaluar duke mposhtur Interin në finale.

“Më kujtohet se kur mbërrita, drejtuesit nuk besonin në fitimin e Ligës së Kampionëve, klubi nuk besonte se ne mund ta bënim atë. Ishte një proces, hap pas hapi. Sot drejtuesit nuk u japin shumë kohë trajnerëve për të fituar, por mua më dhanë. Ata na dhanë kohë dhe tani ne jemi një ekip që beson se mund ta fitojë përsëri turneun”, tha Guardiola, i cili fitoi Champions League me City në fund të sezonit të shtatë.

“Nuk dua të largohem”, u përgjigj më pas Guardiola kur u pyet për divorcin e tij të mundshëm nga City. Trajneri spanjoll aktualisht është i lidhur me Manchester City me një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme