Karton të kuq për pronarin, protesta e veçantë e tifozëve

Tifozët e Reading, të martën e 20 shkurtit gjatë ndeshjes së kategorisë së tretë angleze (Liga 1) ku aktualisht qëndrojnë në vendin e 16-të në renditje, zhvilluan një protestë të fortë, kundër pronarëve të klubit e cila po e çojnë atë drejt shkatërrimit.
Mbështetësit e klubit të Ligës 1 kanë treguar kartonët e kuq dhe një pankartë ku shkruhej “Klubi ynë ka problem pronësie”.
Çdo tifoz i pranishëm në stadium në takimin kundër Port Vales tregoi një karton të kuq duke kërkuar largimin e manjatit kinez Dai Yongge nga drejtimi i klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




