Liverpool dhe Arsenal, “luftë” në distancë

Angli | 3 vite më parë

Java e 25-të e Premier League shënohet nga “pyetje-përgjigje” mes Liverpool-it dhe Arsenalit. Reds mundën Brentford 4-1.Topçinjtë u kundërpërgjigjën menjëherë, duke u rikthyer në dy pikë distancë me fitoren 5-0 ndaj Burnley.

Fitorja e dytë radhazi në ligë për Liverpoolin, i cili mundi Brentford 4-1. Ndeshja nis me disa probleme për Klopp, i cili në minutat 34 dhe 44 detyrohet të heqë dorë nga Jones dhe Diogo Jota për shkak të dëmtimeve, të zëvendësuar nga Gravenberch dhe Salah. Por, para largimit, portugezi arriti që në minutën e 35-të t’i shërbejë Núñez-it, i cili vulosi epërsinë e ‘Reds’.  

Në minutën e 55-të Salah i dha topin Mac Allister për të shënuar 2-0. Në mesin e pjesës së dytë, Salah e mbylli lojën duke përfituar nga një pasim i Gakpo, 3-0. Toney në minutën e 75-të shënoi golin e nderit për vendasit, por njëmbëdhjetë minuta më vonë Gakpo firmos për 4-1.

Dy ndeshje jashtë fushe dhe njëmbëdhjetë gola të shënuar. Arsenali iu përgjigj kështu Liverpoolit, duke mposhtur Burnley-n me një 5-0 dhe duke u rikthyer në -2 nga maja.

Topçinjtë  thyen ngërçin pothuajse menjëherë me Odegaard.Në fundin e pjesës së parë Saka dyfishoi nga pika e penalltisë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë kompletoi dopietën personale. Më pas, Trossard 66’ dhe Havertz 78’ kompletuan suksesin 5-0 të Topçinjve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme