Poçetino në telashe, largimi i Brojës ishte një… “autogol”

Maurisio Poçetino së fundmi e ka parë veten në një pozicion mjaft të vështirë. Strategjia e zgjedhur prej tij në merkato ku preferoi lojtarë të afrimuar përballë talenteve të rritur në ekipet e moshave ka qenë e gabuar.
Sipas medieve britanike presioni mbi argjentiasin është i madh pasi ka qenë ai që ka shtyrë drejtuesit e Çelsit që të largojnë Brojën. Sipas zërave nga dhomat e zhveshjes të klubit blu mësohet se Poçetino përballë talentit shqiptar ka preferuar në “Stamford Bridge” një sulmues të afirmuar.
Fakti që Çelsi largoi Brojën, por nuk mori askënd për ta zëvendësuar ka lënë mjaft pikëpyetje mes drejtuesve të klubit, të cilët kanë pare teksa skuadra është dobësuar. Nëse Xhekson Martinez dëmtohet apo pezullohet për shkak kartonësh atëherë Poçetino nuk ka askënd tjetër për të aktivizuar si sulmues të parë.
Kjo sitiuatë ka vendosur në vështirësi argjentinasin, i cili përveç rezultateve në fushë së fundmi ka treguar edhe mangësi sa i përket menaxhimit të një grupi lojtarësh siç është ai Çelsit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




