Silva u tregon tifozëve se çfarë duhet të presin nga Broja

Angli | 3 vite më parë

Në konferencën e djeshme për shtyp trajneri i Fulham ka shpjeguar përpara gazetarëve atë çfarë pret nga Armando Broja. Sipas vetë teknikut portugez, Broja pritet që të jetë sot në fushë që nga minuta e parë në takimin ku Fulham pret në “Craven Cotagge” ekipin e Bournemouth.

“Ai na jep diçka më shumë. Është një profil sulmuesi, të cilin nuk e kishim në ekip. Është më dinamik se Raul Himenez. Cilësitë e tij janë vrapi i fuqishëm dhe zgjuarsia për të sulmuar pas mbrojtësve”, tha Markos Sila gjatë konferencës së djeshme për shtyp.

Mes të tjerash 46-vjeçari jep detaje edhe nga periudha e ambientimit të shqiptarit në klubin e tij të ri duke lënë të kuptohet se në “Stamford Bridge” nuk ka kaluar kohë të mira. “Tani ai është në një vend të qetë. Duket se është i lumtur këtu dhe me ngadalë po adaptohet me mënyrën tonë të të luajturit”, tha Silva.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme