Liverpool i përgjigjet City-t, rikthehet në komandë

Liverpool rikthehet menjëherë në vendin e parë, duke mposhtur Burnley-n në pjesën e dytë me një Harvey Elliott të mrekullueshëm: dy asistime për fitoren 3-1, pasi hyri si zëvendësues. Në pjesën e parë, golit të Jota iu përgjigj O’Shea, për një 1-1.
Në pjesën e dytë, Diaz dhe Nunes, me asistimin e Elliott, firmosin suksesin e ‘Reds’, 3-1. Klopp gëzohet, duke u rikthyer në krye me 54 pikë dhe +2 ndaj City-t, që ka një ndeshje më pak. Burnley mbetet në 13, -7 nga i katërti nga fundi.
Nga ana tjetër, skuadra e Guardiolës ka arritur të mposhtë 2-0 Evertonin, me një dygolësh të Haaland. Kështu Manchester City ngjitet në 52 pikë në renditje, ndërsa Everton mbetet i treti nga fundi me 19 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




