“Hajmalia” e City-t, me të në fushë nuk humbet prej një viti

Angli | 3 vite më parë

Rodrigo Hernández Cascante, ky është emri hajmali i Pep Guardiolas te Manchester City. Nëse emri ju ngatërron, futbollisti njihet thjesht si Rodri. Të dhënat për fitoret e klubit anglez janë të lidhura drejtpërdrejt me praninë e mesfushorit spanjoll në fushën e lojës.

Në fakt, prej një viti, kur ai ka zbritur në fushë, City nuk ka humbur kurrë, një varg prej 52 ndeshjesh. Humbja e fundit me ish-lojtarin e Atletico Madrid në fushë? 5 shkurt 2023 kundër Tottenham. Në mes edhe goli vendimtar në finalen e Champions League kundër Interit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme