Dëmtohet Himenez, Silvës i mbeten vetëm Broja dhe Muniz

Fulham ka mësuar dje se dëmtimi i Raul Himenez në kofshë është më i rëndë nga ç’ishte menduar. Sipas klubit sulmuesi ka pësuar një dëmtim në kofshë për të qenë përsëri i aftë për të luajtur duhen të paktën katër javë.
Në këtë pikë mediet britanike shkruajnë për një shans të artë për Brojën, i cili së bashku me Rodrigo Muniz janë alternativat e vetme të Silvës për majën e sulmit.
Sulmuesi brazilian ishte autor i golit të dytë të Fulhamit në transfertën e Bërlinit. Konkurenca nuk është e vogël për Armando Brojën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




