Foden shkatërrues, Manchester City -2 nga kreu

Angli | 3 vite më parë

Manchester City mposhti Brentford me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së 23-të të Premier League dhe ngjitet në dy vendet e para të tabelës (me një ndeshje më pak). Goli i Maupay në minutën e 21-të zhbllokoi sfidën dhe befasoi të besuarit e Guardiolës.

Por Foden vendosi barazpeshën në limitet e pjesës së parë (duke shfrytëzuar një gabim të Pinnock) dhe përsëriti veten në minutën e 53-të me një goditje me kokë të ndihmuar nga De Bruyne, përpara se të kompletonte tripletën në minutën e 70-të.

Ky sukses e çon Manchester City-n në 49 pikë, po aq sa Arsenali dhe dy më pak se lideri Liverpool (por me një ndeshje më pak se Topçinjtë dhe Reds), ndërsa Brentford mbetet në kuotën e 22 pikëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme