Refuzoi milionat e Al Hilal, Bruno Fernandes besnik i Manchester

Një tjetër lojtar duket se ka refuzuar milionat arabë gjatë merkatos dimërore. E ardhmja e Bruno Fernandes, mesfushorit sulmues të Mançester Junajtid mund të ishte në Arabinë Saudite.
Sipas gazetës portugeze “Record”, në janar, Al Hilal, klub i Pro Ligës Saudite që ishte në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar Neymarin e dëmtuar, bëri një ofertë për Bruno Fernandes.
Portugezi refuzoi ofertën e pasur që erdhi nga Arabia për të qëndruar te United, të paktën deri në fund të sezonit. Fernandes është një nga lojtarët më të rëndësishëm të “djajve të kuq” dhe në sezonin aktual ka bërë gjithsej 30 paraqitje me fanellën e Manchester United, ku ka arritur të shënojë 7 gola.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




