Spektakël golash, Manchester United fiton në limite

Angli | 3 vite më parë

Me një përfundim dramatik, Manchester United mundi Wolverhampton 4-3 në Molineux, në ndeshjen e javës së 22-të të Premier League, duke iu afrua zonës së Evropës. Rashford në minutën e 5-të dhe Hojlund në minutën e 22-të, bënë që formacioni i Ten Hag të kishte menjëherë një avantazh të dyfishtë, që mbeti në fuqi gjatë gjithë pjesës së parë.

Megjithatë, në pjesën e dytë Sarabia realizoi nga 11 metra në minutën e 71-të, pas penalltisë që u dha me VAR. McTominay katër minuta më vonë riktheu edhe njëherë qetësinë tek Unitedi, por gjithçka u ndërlikua pesë minuta nga fundi, atëherë kur Kilman, shënoi për 3-2.

Minutat shtesë ishin një ndeshje më vete ku u shënuan dy gola. Fillimisht Pedro Neto shënoi për Wolverhampton për 3-3 në minutën e 5-të të kohës shtesë, por 18-vjeçari Kobbie Mainoo, dy minuta më vonë, realizoi për të siguruar pikët e plota për skuadrën e Unitedin.

Manchester United ngjitet në vendin e 7-të me 35 pikë, ndërsa Ëolverhampton mbetet me 29 pikë në vendin e 11-të.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme