Guardiola kërkon Joshua Kimmich te Manchester City

Angli | 3 vite më parë

Manchester City i Pep Guardiolës është në gjurmët e Joshua Kimmich, mesfushorit të Bayern Munihut, e ardhmja e të cilit në Bavari është në dyshim.

Kimmich përfundoi në sytë e disa prej klubeve më të mira evropiane, përfshirë Barcelonën, që sipas Mundo Deportivo, planifikonte t’ia bënte dhuratë mesfushorin Xavit verën e ardshme.

Por me largimin e katalanasit, opsioni i Barçës humbet qëndrueshmërinë dhe dyert për në Angli mund të hapen për Kimmich.

Ishte Pep Guardiola ai që e kërkoi dhe e lancoi në Mynoh, duke u fokusuar tek ai si mesfushor. Trajneri do të donte ta kishte në dispozicion gjermanin dhe City është gati të bëjë një lëvizje për lojtarin në verë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme