Trajneri Fulhamit pozicionohet për transferimin e Brojës

Vetëm pak çaste më parë trajneri i Fulhamit, gjatë konferencës për shtyp të mbajtur për të prezantuar duelin në transfertë kundër Bërlnit, ka qenë hermetik kur është pyetur për transferimin e Armando Brojës.
“Më duhet të them që tani se nuk kam ndër mend që të komentoj për emrat e lojtarëve, të cilët nuk janë pjesë e skuadrës. Nuk mund të komentoj mbi zërat e merkatos”, tha Marko Silva.
Mediet britanike kanë bërë me dije se Fulham po ndjek edhe një tjetër pistë përveç asaj të Brojës. Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut të djathtë të Shtutgarit, Silas Katompa Mvumpa. Fulham ka nisur negociatat me formacionin gjerman për huazimin e lojtarit afrikan. Transferimi i tij në “Craven Cotage” duket se nuk interferon me atë të Brojës pasi aktivizohet në një zonë tjetër të sulmit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




