Arsenali vuan, por mposht Nottingham me Gabriel Jesus dhe Saka

Angli | 3 vite më parë

Në raundin e mesjavës së Premier League, e vlefshme për javën e 22-të, Arsenali ka mundur 2-1 Nottingham Forest. Pas një pjese të parë të bllokuar, Topçinjtë arritën të thyejnë ngërçin në pjesën e dytë: Gabriel Jesus doli në qendër të skenës, duke hapur lojën në minutën e 65-të dhe më pas asistoi për golin e dytë të Sakës (72′). Goli i Awoniyi në minutën e 89-të ishte sa për statistikë për vendasit. Skuadra e Artetës është momentalisht -2 prapa Liverpool-it, që luan të mërkurën përballë Chelsea.

Në ndeshjet e tjera, Fulham dhe Everton e kanë mbyllur 0-0 ballafaqimin mes tyre. Luton ka arritur të marrë një fitore 4-0 përballë Brighton. Fitore 3-2 e Crystal Palace në shtëpi përballë  Sheffield United. Aston Villa bie në shtëpi, 1-3 me Newcastle.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme