Dhunë në Wba-Wolverhampton, pushtim i fushës dhe tifozë të gjakosur

Finale plot tension në ndeshjen West Bromwich-Wolverhampton. Pas golit të 0-2 të shënuar nga Matheus Cunha, ndeshja e vlefshme për turin e katërt të FA Cup, ndeshja u ndal për shkak të pushtimit të fushës nga tifozët vendas.
Një grup tifozësh të West Bromwich pushtuan fushën, duke detyruar arbitrin të pezullojë përkohësisht ndeshjen. Arsyeja e këtij veprimi nuk është ende i qartë, por duket se i atribuohet pranisë së disa tifozëve të Wolverhampton në këndin e West Bromwich.
Pas pak minutash dhe ndërhyrjes së policisë, gara rifilloi si zakonisht. FA Cup komentoi situatën si më poshtë: “Trazirat që ndodhën në sfidën midis West Bromwich Albion dhe Wolverhampton Wanderers janë absolutisht të papranueshme. Siguria është gjëja më e rëndësishme dhe qëndrimet e këtij lloji janë të rrezikshme dhe të pafalshme. Ne do të hetojmë këtë incident të rëndë së bashku me dy klubet dhe autoritetet dhe do të merren masat e duhura”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




