Klop i lë vendin Eriksonit: Mund të më zëvendësojë për një ditë

Sven Goran Eriksson pak kohë më parë njoftoi se vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe se i ka mbetur maksimumi një vit jetë. Trajneri suedez deklaroi se ishte një tifoz i Liverpool dhe se ëndërronte që një ditë të drejtonte “të kuqtë”.
Klubi anglez po përpiqet që të organizojë një ndeshje me skuadrën e “legjendave”, që ti lejojë ish-trajnerit të Lazios që të realizojë ëndrrën e tij, duke drejtuar nga stoli skuadrën e zemrës në një ndeshje. Edhe trajneri aktual i Liverpool, Jurgen Klopp mendon se mund të plotësohet kjo kërkesë e veçantë e Sven Goran Eriksson.
“Kur dëgjova fjalët e Eriksson dhe pashë dashurinë e tij për Liverpool, u preka shumë. Nuk e dija që gjithë jetën ishte tifoz i Liverpool. Mund të them se mund të vijë kur të dojë në zyrën time dhe të bëj punën time për një ditë. Për mua nuk ka asnjë problem.
Të drejtojë skuadrën në një ndeshje mund të jetë pak më e komplikuar, por nëse vjen këtu dhe i tregojmë gjithçka që ky klub ka ndërtuar ndër vite, mendoj se do të ishte diçka fantastike. Do të ishin orë të shkëlqyera që do të kalonte me ne”, ka thënë Jurgen Klopp në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Bournemouth në kampionat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




