Nuk bën pjesë në planet e Guardiolës, konkurrencë e fortë për

Angli | 3 vite më parë

Mesfushori anglez Kalvin Phillips nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola, që e ka aktivizuar me pikatore këtë sezon, prandaj largimi i tij nga Manchester City gjatë merkatos së janarit është thuajse i sigurt.

28-vjeçari pëlqehet nga disa skuadra në Angli, por edhe në Spanjë dhe në Itali kanë shfaqur interes për të. Është zbehur disi interesimi i Juventusit, por ndërkohë janë rritur kuotat për një transferim të mundshëm te Barcelona. Lojtari pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i klubit blaugrana Deco, që kërkon ti bëjë një dhuratë teknikut Xavi.

West Ham dhe Newcastle janë dy klubet që synojnë të mbajnë në Premier Ligë Kalvin Phillips. Konkurrenca është e madhe, por tashmë i takon mesfushorit të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën e tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme