Terry për Mourinhon: Ne kundër botës, ai është më i miri nga

John Terry voton për Jose Mourinhon. Ish-mbrojtësi i Chelseat dhe Anglisë, një nga më të fortët e gjeneratës së tij, flet për Mou dhe më gjerë me rastin e Globe Soccer Aëards. Ishte një person që para së gjithash la gjurmë të thella në karrierën e tij: “Gianluca Vialli ishte një mik i madh dhe trajneri im i parë. Ai më dha mundësinë për të luajtur dhe lejoi që të gjitha këto të ndodhin”, ka thënë për Sky Sport.
“Mourinho është trajneri më i veçantë që kam parë ndonjëherë. Edhe ai, si Vialli, ishte themelor për suksesin tim. Gjithmonë mendonte përpara dhe tashmë e dinte se çfarë do të bënin kundërshtarët e tij. Ndiheshim sikur ishim ne kundër botës. Ai ishte trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




