Chelsea gati të shesë Brojën, betejë mes tre klubeve të Premier

Chelsea është i gatshëm të lërë Armando Broja të largohet në mënyrë të përhershme dhe një lëvizje e tillë nuk është e kushtëzuar nga fakti nëse klubi do të blejë ose jo një sulmues tjetër
Ka interes nga disa klube për sulmuesin 22-vjeçar duke përfshirë Fulham, West Ham dhe Wolverhampton Wanderers.
Çdo interes për një sulmues të ri në janar ose verë është i pavarur nga situata e Brojës, me Christopher Nkunku që pritet të kthehet nga dëmtimi.
Broja pati një fillim të vonuar të sezonit për shkak të dëmtimit të ligamentit në dhjetor 2022. Ai u rikthye pas nëntë muajsh gjatë humbjes 1-0 në shtator nga Aston Villa në Premier League.
Sulmuesi shqiptar, i cili shënoi nëntë gola në 38 ndeshje në huazim te Southampton gjatë sezonit 2021-22, ka regjistruar dy gola dhe një asistim për Chelsean këtë sezon, duke shënuar së fundmi gjatë fitores 4-0 ndaj Preston North End në FA Cup në fillim të këtij muaji.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




