Chelsea kualifikohet në EFL Cup, Brojës i anullohet gol

Angli | 3 vite më parë

Chelsea mbajti gjallë shpresat për të ngritur Kupën EFL me një kthesë mahnitëse të vonshme përballë Newcastle në Stamford Bridge.

U desh një barazim në frymën e fundit nga Mikhailo Mudryk për ta dërguar ndeshjen në penallti dhe për të triumfuar më pas duke siguruar kualifikimin për më tej.

Një përfundim i shkëlqyeshëm nga Callum Wilson i dha epërsinë Newcastle pas 16 minutash. Në fushën e lojës në minutën e 32-të u aktivizua edhe sulmuesi kuqezi, Armando Broja, në vend të Enzo Fernandez, i cili arriti të gjejë rrugën e rrjetës, por që u anullua për pozicion jashtë loje.

Vendasit ishin dominues në posedim gjatë gjithë kohës dhe goditën shtyllën me Connor Gallagher. Chelsea ushtroi presion para portës kundërshtare deri në finalizimin e vonshëm të Mudryk. 1-1 në 90 minuta, më pas skuadrat iu drejtuan gjuajtjeve të penalltive, me blutë e Londrës që u treguan më të saktë.

Chelsea kalon në gjysmëfinale së bashku me Middlesbrough dhe Fulham. Gjysmëfinalisti i katërt do të vendoset nesër kur Liverpool do të luajë kundër West Ham.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme