Manchester City befasohet në frymën e fundit

Angli | 3 vite më parë

Një barazim befasues për Manchester Cityn në ndeshjen e javës së 17-të të Premier League. Kampionët e Anglisë nuk shkojnë përtej barazimit 2-2 ndaj Crystal Palace në Etihad Stadium. Skuadra e Guardiolës zhbllokoi sfidën në minutën e 24-të me Grealish dhe dyfishon epërsinë në minutën e 54-të me goditjen Lewis.

Megjithatë, ‘Shqiponjat’ nuk u dorëzuan dhe e mbyllën diferencën me Mateta në minutën e 76-të. Barazimi i bujshëm për skuadrën e Hodgson erdhi nga një penallti në minutën e 95-të, e shndërruar në gol nga Olise. City bën një hap të vogël përpara dhe arrin në vendin e katërt i vetëm me 34 pikë. Crystal Palace merr një pikë me shumë vlerë në luftën për mbijetesë dhe ngrihet në 17.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme