Frikë në Bournemouth-Luton, Lockyer shembet në fushë

Angli | 3 vite më parë

Një skenë dramatike, më e pakta që mund të thuhet, në Bournemouth-Luton Toën: Tom Lockyer, kapiteni i miqve, u rrëzua në fushë.

Episodi ka ndodhur rreth minutes së 60-të të ndeshjes së Premier League, me lojtarët që kanë nxituar menjëherë në ndihmë të mbrojtësit. Gjyqtari i ndeshjes, Hooper, sapo e kuptoi situatën, vendosi jo vetëm ta ndërpresë ndeshjen, për të mos e vazhduar më pas.

Pasi iu dha ndihma e parë, Lockyer u mor me barelë, por lajmet e para që vijnë nga Anglia janë qetësuese: mbrojtësi ka rigjetur vetëdijen.

Nuk është hera e parë që Lockyer shfaq problem në fushën e lojës. Një situatë pothuajse e ngjashme ka ndodhur dhe më 28 maj 2023 në Ëembley, në play-off-in e promovimit kundër Coventry, mbrojtësi pësoi një goditje në fushë.

Nga atje ai u shtrua në spital, që e detyroi të bënte një operacion, por që nuk e pengoi të rikthehej përsëri në fushën e lojës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme