Tottenham në vend të parë, fitojnë dhe Chelsea e Manchester United

Angli | 3 vite më parë

Pavarësisht se e luajti të gjithë pjesën e dytë në inferioritet numerik, Tottenhami triumfoi në fushën e Luton Toën në një nga ndeshjet e javës së 8-të të Premier League dhe kaloi në krye të tabelës me 20 pikë, duke kaluar për momentin Manchester Cityn. Ndeshja u vendos nga goli i Mickhy van de Ven në fillim të pjesës së dytë.

Mançester Junajtid vuan ndaj Brentfordit, duke iu afruar humbjes së katërt në pesë ndeshjet e fundit (miqtë, në avantazh 1-0 në minutën e 93-të), por në shtesë fillimisht arritën të shënojnë golin e barazimit, pastaj të fitojnë falë një dopiete të Mc.Tominay. Fitore e madhe për Chelsea, i cili realizoi pokerin në fushën e Burnely (1-4). Djemtë e Pochettino mbetën prapa në fillim të ndeshjes (gol i Odobert në minutën e 15-të), por më pas, para pushimit barazuan, falë autogolit të Al-Dakhil. Në pjesën e dytë Chelsea shpërtheu falë Palmer, Sterling dhe Jackson.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme