Sancho-Manchester United, është “luftë”

Angli | 3 vite më parë

Jadon Sancho dhe Manchester United kanë arritur në pikën e fundit të bashkëpunimit të tyre. Ose, të paktën, kështu pretendon Daily Mail. Sipas gazetës angleze, në fakt, lojtari nuk do të jetë më në gjendje të hyjë në ambientet e klubit. Sancho është lënë jashtë skuadrës dhe mund të stërvitet vetëm me ekipin e të rinjve, pa pasur megjithatë kontakte me stafin e ekipit të parë, përfshirë trajnerët dhe fizioterapistët. Situata mund të ndryshojë vetëm nëse Sancho (i përjashtuar nga skuadra për sjelljen e tij ndaj Ten Hag) bën një hap prapa dhe i kërkon publikisht falje trajnerit të Djajve të Kuq.

Ndarja mes palëve buron nga shpërthimi në rrjetet sociale i Sanços disa kohë më parë, ku lojtari akuzoi trajnerin se kishte gënjyer për arsyet e përjashtimit të tij. Ten Hag kishte komentuar kohët e fundit: “Kur mbërrita vendosa standarde disipline dhe është pjesë e punës sime të siguroj që ato të respektohen”. Disa lojtarë (përfshirë Rashford, Maguire dhe Shaë) u përpoqën të ndërmjetësonin mes të dyve, por pa sukses. Sancho u ble nga United në vitin 2021 për më shumë se 100 milionë, nga Borussia Dortmund.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme