Pep Guardiola, aty ku është i fundit në Premier League

Angli | 3 vite më parë

Edhe më i miri mund të ketë të meta, madje dhe Pep Guardiola, pavarësisht “Tripletës”, është i fundit në një statistikë të veçantë kushtuar drejtuesve të Premier League të të gjitha kohërave. Dhe nëse marrim parasysh se edhe sulmuesi Haaland kontribuoi në përkeqësimin e shifrave të Pep, historia merr konture mjaft mahnitëse.

Gjithçka sillet rreth penalltisë së humbur nga Erling Haaland kundër Sheffield United një muaj më parë. Shtylla e goditur nga sulmuesi e rrëzoi Guardiolën në vendin e fundit në tabelë për penalltitë e humbura. Në fakt, me 26 penallti të shënuara nga 36 të dhëna në favor, përqindja e Guardiolës si trajner i Manchester City-t është 72%, më e keqja në Premier League.

Mbi Guardiolën, në pozicionin e parafundit është Curbishley, i cili në përvojën e tij te Charlton (1991-2006), grumbulloi një përqindje të dobët prej 72% (22 nga 30). Kurioziteti: në anën tjetër të Manchester, shtëpia e United, Alex Ferguson është i pesti nga i fundit me 75%.

Por “Tripletat” e arritura i ngushëlluan të dy për mungesën e saktësisë nga pika e bardhë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme