Federata Futbollit, kompanive të basteve: Mos pranoni më baste

“Plaga” e fiksimit të ndeshjeve po bëhet gjithmonë e më shqetësuese për Federatën e Futbollit në Angli. “Daily Mail” ka publikuar vetëm pak çaste më parë një raport të këtij organi, i cili u kërkon kompanive të basteve që të mos pranojnë më baste mbi kartonët e verdhë që merren në ndeshje.
Sipas “Daily Mail” pak ditë më parë Federata e Futbollit është takuar me përfaqësues të kompanive të basteve dhe të qeverisë. Shqetësimi i tyre është se pranimi i basteve për episode të ndryshme në lidhje me ndeshjet siç janë numri i kartonëve të akorduar kanë ndikuar për keq në futbollin në ishull pasi është vënë re se po rritet numri i takimeve ku dyshohet se episode në fushë ndikohen nga faktorë të jashtëm.
Këtë sezon ishte Paqueta, ai që alarmoi Federatën e Futbollit duke u kthyer në lojtarin katërt me emër që përfundon në syrin e ciklonit. Mesfushori Brazilian akuzohet se është ndëshkuar me dashje në disa takime të Prmier League. Ai nuk është i vetmi pasi Federata e Futbollit ka ende të hapura hetimet për lojtarë si Granit Xhaka dhe Ciaran Brown. Të dy janë të dyshuar se janë ndëshkuar me dashje respektivisht në ndeshje të Premier League dhe FA Cup.
Precedenti negativ në këtë histori është ai i lojtarit të Lincoln City-t, Bradley Wood. Në 2018 ai u dënua me gjashtë vite pezullim nga ç’do aktivitet futbollistik pasi u provua se ishte ndëshkuar dy herë me dashje pasi do të fitonte plot 10 mijë paund.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




