Manchester United, zhgënjimi i Maguire: Nuk jam më kapiten

Harry Maguire nuk do ta mbajë më shiritin e kapitenit të Manchester United. Njoftimi vjen nga vetë mbrojtësi anglez me një postim mjaft të gjatë në rrjetet e tij sociale.
Ja fjalët e 30-vjeçarit: “Pasi diskutova sot me trajnerin, më njoftoi se do të ndryshojë kapiten. Ai më shpjegoi arsyet e tij dhe, edhe nëse personalisht jam jashtëzakonisht i zhgënjyer, do të vazhdoj të jap maksimumin sa herë që vesh fanellën. Kështu që doja të them një falenderim të madh për tifozët e Manchester United për mbështetjen e tyre të madhe teksa mbaja shiritin në krah. Që nga dita kur mora rolin tre vjet e gjysmë më parë, ka qenë një privilegj i madh të drejtoja Manchester United dhe një nga momentet më krenare të karrierës sime deri më sot”.
“Është një nga nderimet më të mëdha. Unë kam bërë gjithçka që mundem për ta ndihmuar United të ketë sukses, brenda dhe jashtë fushës. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës Ole Gunnar Solskjaer që fillimisht më dha këtë përgjegjësi dhe i uroj atij që e merr atë çdo sukses dhe do të ketë mbështetjen time të plotë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




