105 miionë paund për Declan Rice

Angli | 3 vite më parë

Ai ka qene padyshim kryefjalë e mediave sportive, i shumëpërfolur per të ardhmen e tij dhe bëhet fjalë pikërisht për lojtrain Declain Rise. BBC Sport raporton se Arsenali do të përfundojë nënshkrimin e 24-vjeçarit të West Ham dhe mesfushorit të Anglisë, Declan Rice për 105 milionë paund dhe afati i fundit që është vendosur nga klubi ështeë pikerisht mbrëmja e së premtes.

Transferimi nga West Ham përfundoi muajin e kaluar, por fillimisht negociatat mbi strukturën e marrëveshjes, më pas koha e marrë për të kaluar ligjshmëritë, do të thotë se ende nuk është miratuar zyrtarisht.

Skuadra e Artetës udhëton në Uashington të dielën për fillimin e turneut me tre ndeshje të Arsenalit në Shtetet e Bashkuara, tre sfida miqësore për të parë ecurinë e skuadrës dhe për të vendosor edhe për disa përforcime të tjera të reja. “Topçinjtë” fillojnë ndeshjem e tyre në Premier League kundër Nottingham Forest në “Emirates Stadium” më 12 gusht.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme