Tottenham, Postecoglou: Vizioni im i lojës për të mbajtur Kane

Angli | 3 vite më parë

Nesër, kur të rifillojnë stërvitjen, trajneri i ri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou dhe Harry Kane do të takohen ballë për ballë. Do të jetë një mundësi, tha trajneri australian, për t’i shpjeguar sulmuesit se si ai synon ta përfshijë atë në “vizionin” e tij të lojës dhe të jetë në gjendje ta mbajë atë në Londër, duke tejkaluar ofertën nga Bayern i cili, sipas thashethemeve të tregut, ka gati 70 milionë paund (rreth 82 milionë euro) për ta çuar në Bundesligë. Kapiteni i Anglisë, 29 vjeç dhe me një kontratë me Spurs që skadon në fund të qershorit 2024, shënoi 30 gola në Premier League sezonin e kaluar.

“Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe unë dua që ai të përfshihet këtu”, tha Postecoglou në një konferencë për shtyp. “Unë thjesht dua t’i prezantohem Harryt, t’i jap atij vizionin tim, të kuptoj prej tij se cili është ai. Ne do të flasim se si mund ta bëjmë këtë një klub të suksesshëm dhe nuk ka dyshim se këtë dëshiron edhe ai”.

I pyetur nëse i ishte dhënë ndonjë garanci për të ardhmen e Kane, ai u përgjigj: “Jo, nuk kam pasur asnjë garanci dhe nuk do ta prisja. Sa për mua, po përpiqem të fokusohem në atë që di tani dhe Harry është pjesë e skuadrës”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme