Armando Broja do të ‘lulëzojë’ nën drejtimin e Mauricio Pochettino

Sulmuesi i Chelsea, Armando Broja do të ‘lulëzojë’ nën drejtimin e Mauricio Pochettino, ka thënë gazetari Paul Broën për GIVEMESPORT. Sulmuesi kuqezi aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i tmerrshëm, por mund të jetë një sezon i madh përpara për të.
Broja, i cili është etiketuar si ‘i patrembur’ nga Micah Richards, është lidhur vazhdimisht me një largim nga Chelsea që kur u kthye nga huazimi i tij te Southampton.
Verën e kaluar, Ëest Ham paraqiti një ofertë prej 30 milionë eurosh për Broja, sipas The Guardian, e cila u refuzua nga Chelsea.
Në Itali kanë sugjeruar se Ëest Ham po kërkon sërish të nënshkruajë me sulmuesin shqiptar, si zëvendësues për Gianluca Scamacca, i cili mund të largohet nga Hammers.
21-vjeçari është jashtë fushës që nga dhjetori pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë, por sipas Evening Standard, është përpara afatit me rikuperimin dhe ka gjasa të rikthehet gjatë parasezonit.
Gazetari italian Fabrizio Romano kohët e fundit zbuloi se Broja nuk është diskutuar si pjesë e një marrëveshjeje që mund të shihte mesfushorin e Brighton & Hove Albion, Moises Caicedo të transferohej në Stamford Bridge.
Romano shton se Pochettino dëshiron të punojë me Brojën gjatë para-sezonit. Ndërkohë, gazetari Broën ka pohuar se ai pret që Broja të lulëzojë nën drejtimin e ish-menaxherit të Tottenham Hotspur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




