Kalendari, Premier League 23/24 nis me Chelsea-Liverpool

Premier League u njoh sot me kalendarin për edicionin e ri 2023-2024. Në javën e parë, e cila luhet mes 11 dhe 14 gushtit do të ketë përplajse të mëdha.
Kështu kampionët në fuqi, skuadra e Josep Guardiola-s sfidon Bërnlejn e “ishit” Vincent Kompany. Ndërsa një ditë më pas do të prezantohen edhe antagonistët kryesor të “Qytetarëve”, Arsenal. Formacioni i Mikel Arteta nis aventurën e re në “Emirates” përballë Nottingham Forest.
Përplasja e javës do të jetë ajo e “Stamford Bridge”. Të dielën e 13 gushtit Chelsea pret Liverpool në një duel, i cili pritet me mjaft interes pasi të dy ekipet deri në atë datë do të ndryshojnë shumë sa i përket organikës. Ndërkohë që ajo ndeshje do të jetë edhe e para e Pochetino-s si teknik i bluve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




