Guardiola kurorëzon De Zerbin: Ndër më ndikuesit e 20 viteve

Angli | 3 vite më parë

Pep Guardiola kurorëzon Roberto De Zerbin. Trajneri i Manchester Cityt foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Premier League mes Qytetarëve të tij, tashmë kampionë, dhe Brighton-it të drejtuar nga trajneri italian, i freskët nga pushtimi matematikor i një vendi në kompeticionet evropiane të sezonit të ardhshëm. “Kushtojini vëmendje asaj që do t’ju them, sepse jam shumë i sigurt për këtë: Roberto De Zerbi është një nga menaxherët më me ndikim të 20 viteve të fundit”, tha spanjolli.

“Ai është unik, nuk ka asnjë ekip që luan si ai – vazhdon Pep -. Kur mbërriti në Premier League mendova se do të kishte një ndikim të madh, por nuk e prisja që ai ta bënte këtë në një kohë kaq të shkurtër. Ai është shumë më i mirë se çdo kundërshtar, është në gjendje të monopolizojë kontrollin e topit siç nuk kam mundur ta bëj unë për një kohë të gjatë. Të gjithë janë të përfshirë në manovër, portieri është thuajse një mesfushor i shtuar. Ai dhe ekipi i tij e meritojnë të gjithë suksesin që kanë pasur. Unë do ta krahasoja atë me Ferran Adrià të El Bulli (restorant legjendar katalanas me tre yje Michelin që u mbyll në 2011). Për vite me radhë ai ishte kuzhinieri më i mirë në botë dhe revolucionarizoi gatimin. Mënyra se si luan Brighton është e veçantë”.

Për Brighton, tashmë i sigurt për të paktën një vend në Ligën e Konferencës, do të mjaftojë një pikë mes rikuperimit me kampionët e Anglisë dhe përballjes direkte me Aston Villa në ditën e fundit për të hyrë në fazën e grupeve të Europa League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme