Tottenham bie, Liverpool barazon, Manchester United fiton sërish

Humbje e pabesueshme për Tottenham, në mes të një krize rezultatesh. Në kuadër të javës së 37-të të Premier League, Spurs u mundën 3-1 në shtëpi nga Brentford. Vendasit kaluan në avantazh me Harry Kane në minutën e 8-të me një asistim të Kulusevskit, por në pjesën e dytë mysafirët përmbysën rezultatin falë dopietës së Bryan Mbeumo (50′ dhe 62′) dhe golit të Wissa në të 88-ën minutë. Situatë e pabesueshme në renditje, me Brentford që kalon për momentin në vendin e 9-të me 56 pikë, vetëm -1 nga Tottenhami që mbetet në 57 dhe sheh largimin e kualifikimit për një kupë evropiane.
Lufta në zonën e Ligës së Kampionëve bëhet më e nxehtë, me Liverpoolin që nuk kalon përtej barazimit 1-1 ndaj Aston Villas, me Ramsey në minutën e 27-të që hapi ndeshjen dhe golin e barazimit në minutën e 90-të të firmosur nga Firmino. Mançester Junajtid e shfrytëzoi këtë dhe falë goditjes së madhe të Casemiros, mundi Bournemouth dhe me fitoren e dytë radhazi u ngjit në vendin e katërt +3 ndaj Reds. Në fund barazim 1-1 mes Evertonit dhe Wolverhamptonit. Barazimi 2-2 mes Fulhamit dhe Crystal Palace.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




