Manchester City nuk fal, tre gola Evertonit

Manchester City mposht Evertonin dhe ushtroi presion ndaj Arsenalit. Në javën e 36-të të Premier League, ‘Qytetarët’ triumfuan 3-0 në ‘Goodison Park’. Gundogan zhbllokoi sfidën në minutën e 37-të me asistimin e Mahrez. Dyfishimi mbërriti me firmën e Haaland-it të zakonshëm, i cili, në minutën e 39-të, shënoi golin e tij të 36-të në ligë. Gundogan shënoi sërish në pjesën e dytë dhe hyri në tabelën e golashënuesve me një tjetër dygolësh pas atij ndaj Leeds javën e kaluar.
Skuadra e Guardiolës, në krye të Premier League me 85 pikë, synon kështu ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, të planifikuar pas tri ditësh (e mërkurë 17 maj) në stadiumin Etihad. Asgjë për të bërë përkundrazi për Evertonin, i cili mbetet i gozhduar në 32 pikë, në luftë të plotë për të mos rënë nga kategoria.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




