Manchester City, De Bruyne e Haaland shkatërrojnë Arsenalin

Angli | 4 vite më parë

Të besuarit e Guardiolës kanë arritur të fitojnë super ndeshjen e Premier League, atë  mes Manchester Cityt dhe Arsenalit me rezultatin 4-1. Paraqitje e mrekullueshme nga të zakonshmit, De Bruyne dhe Haaland: nëse për belgun ndeshja shoqërohet me 2 gola dhe 1 asistim, për sulmuesin norvegjez këtë herë goli vjen në finale, duke “kufizuar veten” për të luajtur spondin për shokët e tij gjatë gjithë rrjedhës së ndeshjes. Goli i vetëm për miqtë u shënua nga Holding. Fitorja e Qytetarëve i afron njerëzit e Pep në krye, duke arritur në -2 nga Topçinjtë duke pasur edhe dy ndeshje për t’u rikuperuar.

Fitore me përmbysje për Liverpool, i cili rikthehet me forcë në garën për një vend në Ligën e Evropës duke mposhtur 2-1 West Ham-in. Fillimi është i gjithi për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 12-të me Paquetà. Gjashtë minuta më vonë është Gakpo që vendos barazpeshën, ndërsa Matip në minutën e 67-të I jep fitoren skuadrës së Klopp.

Nuk ka paqe për Chelsea-n e Frank Lampard, i cili merr humbjen e pestë, 0-2 përballë Brentford. Azpilicueta në minutën e 37-të shënoi në portën e tij, ndërsa Mbeumo në minutën e 78-të bëri që në Stamford Bridge të bjerë heshtja.

Brighton i Roberto De Zerbi-t bie, ndoshta duke ndjerë dhe efektet e Fa Cup, duke u mposhtur 3-1 nga Nottingham Forest.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme