Tottenham barazon me Manchester United, fiton Newcastle

Ryan Mason e nis aventurën e tij në krye të Tottenham me një barazim. Trajneri, i cili mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Stellinit, pati një barazim 2-2 me Manchester United të Ten Hag në fund të një ndeshje të ekuilibruar dhe argëtuese. Miqtë e nisën fuqishëm dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0, falë golave të Sancho dhe Rashford. Tottenham e bën veten të rrezikshëm dy herë me Perisic, i ndalur nga mrekullitë e de Geas.
Në pjesën e dytë, Spurs shkurtuan diferencën me Porron. United u hodh menjëherë në sulm dhe iu afrua menjëherë golit të tretë me Bruno Fernandes, i cili goditi traversën. Pasi rreziku kaloi, vendësit u rikthyen në sulm dhe gjetën golin e barazimit dhjetë minuta nga fundi: një asistim nga Keane për Son, i cili nuk gaboi përballë de Geas. Është goli që mbylli sfidën. United mbetet në vendin e katërt, dy pas Neëcastle, gjashtë pikë përpara (dhe dy ndeshje më pak) ndaj Tottenham.
Një tjetër sukses i madh për Newcastle, 4-1 në transfertë ndaj Everton. Skuadra evendase e trajnerit Dyche e fillon me guxim, duke shfrytëzuar shpejtësinë e Calvert-Lewin si dhe faktorin fushë. Por pak para gjysmë ore lojë vjen avantazhi i Magpies: në minutën e 28 Callum Wilson kujdeset për të çuar përpara Newcastle. 11-shja e Howe e mbyll pjesën e parë në sulm, me dy skuadrat që u kthyen në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, pamja është paksa e ngjashme, me miqtë që vazhdojnë të shtyjnë: në minutën e 72-të vjen 2-0, e nënshkruar nga Joelinton, dhe tre minuta më vonë Neëcastle realizon treshen: asistimi i Bruno Guimaraes për dopietën personale të Wilson, që vlen 3-0. Dhjetë minuta nga fundi vendasit tentojnë ta rihapin sfidën me një gol të McNeil, por shpresat e Toffees zgjasin më pak se një minutë: Murphy kujdeset të mbyllë ndeshjen, me golin final 4-1. Newcastle rritet në 62 pikë, gjithnjë e më afër një kualifikimi historik në Champions League. Everton mbetet në 28, në mes të zonës së rënies.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




