“Më të mirët” `

“Simply the best”, nuk është kënga e Tina Turner por titulli kryesor që Daily Mail ua dedikon më të mirëve, Manchester City-t pas suksesit më të rëndësishëm të sezonit. Fitorja 4-1 ndaj Arsenalit është meritë e De Bruyne sipas tabloidit që e ilustron faqen e parë me festën e mesfushorit belg i cili shënoi dy gola dhe dhuroi 1 asist. Edhe “Daily Express” i kushton një hapësirë të madhe lojtarit belg pasi shkruan në faqen e parë “Golden Bruyne”, përshtatur në shqip De Briyne i artë sepse i tillë ishte lojtari i bardhekaltërve në mbrëmjen e “Etihad Stadium”. Të shkatërruar thekson “Star Sport” që i referohet paraqitjes aspak dinjitoze të Arsenalit që duhej ta interpretonte ndryshe këtë ndeshje. “Ai akullit belg Kev prish ëndrrat e Arsenalit për titullin kampion”, thekson ky tabloid. “Daily Telegraph” gjithashtu fokusohet te performanca e dyshes Halaand-De Bruyne duke nënvizuar faktin se tashmë Manchester City mund të vrasë përfundimisht ëndrrën e Arsenalit për t’u rikthyer tek titulli pas rreth dy dekadave mungesë. Për “The Sun”, tashmë ka mbaruar gjithçka pasi Manchester City dominoi kundërshtarin dhe në lojë tabloidi fut emrin e Halaand duke bërë një lojë fjalësh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




