Tottenham shkarkon trajnerin, humbja me Newcastle ishte fatale

Tottenham nuk flet më italisht. Pas dorëheqjes së Antonio Contes, klubi londinez vendosi të shkarkojë Cristian Stellini, i cili kishte trashëguar udhëheqjen e ekipit. Rezultati poshtërues 1-6 i pësuar në St James’ Park nga Newcastle ishte fatal për trajnerin italian, me pesë gola të pësuar në 21 minutat e para të lojës që bëri që tifozët e Spurs që kishin mbërritur në Anglinë veriore të largoheshin nga stadiumi në mes të pjesës së parë.
Me Tottenhamin në vendin e pestë në tabelë, por në rrezik kualifikimi në kupat e ardhshme evropiane, me Liverpool dhe Brighton në prag të parakalimit, klubi ka marrë vendimin për të ndryshuar kursin.
“Performanca ndaj Newcastle ishte krejtësisht e papranueshme,” shkroi presidenti Daniel Levy në një deklaratë. “Ne mund të gjejmë shumë arsye se pse ndodhi e gjithë kjo, por përgjegjësia kryesore është e imja. Për këtë Stellini do të lërë menjëherë rolin e trajnerit dhe bashkë me të edhe stafin”, vijoi ai me falënderimet e zakonshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




