Chelsea dhe Liverpool, barazimi që nuk shërben

Angli | 4 vite më parë

Ndeshja e parë e trajnerit të përkohshëm, Nruno Saltor në pankinën e Chelsea përfundoi 0-0: nga një pikë për Blutë dhe Liverpool, në një mbrëmje ku VAR ishte protagonisti i tretë. Në minutën e 26-të, në fakt, londinezët shohin një gol të anuluar: festa e mbytur është ajo e James. Situata përsëritet në fillimin e pjesës së dytë, por këtë herë është Havertz që i mohohet 1-0 e mundshme.

Megjithatë, zëvendësimet e Klopp, i cili futi Salah dhe Robertson për Firminon dhe Tsimikas në pjesën e dytë, nuk patën efektin e dëshiruar për Reds. Pra, vjen një barazim që nuk kënaq askënd, përkundrazi: Liverpool-in, i cili nuk ka fituar në ligë që prej 5 marsit dhe 7-0 me United dhe është ende në 43 pikë, -7 nga zona Champions. Nga ana tjetër, Chelsea mbetet me 39 pikë, në krizë të plotë dhe me një guidë të re, ndonëse të përkohshme, teknike.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme