Arthur gëzohet me Guardiolën për golin e City-t, rrjetet sociale

Angli | 4 vite më parë

Ndodhi dje në Premier League, pikërisht në Manchester City-Liverpool. Qytetarët në humbje me një gol ndaj Reds, arrijnë të barazojnë me anë të Julian Alvarez. Ngazëllim i madh nga stadiumi, përfshirë Pep Guardiolën, trajnerin e Cityt, i cili pa frena, thuajse i pushtuar, guxojmë të themi, përpiqet të përfshijë në festimet e tij zëvendësuesit e Liverpool-it që ishin në fushë në atë moment. Para tij kalon fillimisht Matip, pastaj Tsimikas, të cilit Guardiola i është drejtuar me fjalë. Por nuk përfundon këtu, Pep tenton edhe me ish-lojtarin e Juventusit, Arthur Melo.

Ndryshe nga shokët e tij të skuadrës, megjithatë, braziliani nuk mund t’i thotë jo dorës së zgjatur të trajnerit të City-t dhe ia kthen shtrëngimin, madje duke marrë një goditje në pjesën e pasme të kokës në këmbim. Një skenë që sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re, duke u përjetësuar dhe filmuar nga mijëra tifozë të pranishëm në tribuna dhe mbi të gjitha një sjellje që nuk ka shkuar aspak mirë tek tifozët e Liverpool. Kritikat për të në rrjetet sociale mbërritën në kohë, madje disa tifozë të Reds thanë: “Arthuri pati mundësinë të bëhej një legjendë e Liverpool-it në atë kohë pa shkelmuar një top, duke i dhënë Guardiolës atë që meritonte. Sa njeri i tmerrshëm pa klas është”. Me pak fjalë, edhe pa luajtur, ish-juventini la gjurmë: është me vend të thuhet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme