Stuhi në BBC, gazetarët rebelohen pas çështjes Lineker. Dhe lojtarët

Një për të gjithë, të gjithë për një. Futbollistët anglezë e zbatojnë këtë moto deri në germen e fundit, në fushë dhe në jetë. Dhe kështu, ata vendosën të bëjnë luftë me BBC. Ditët e fundit TV anglez kishte vendosur të pezullonte ish-qendërsulmuesin e kombëtares angleze Gary Lineker, deri javën e kaluar një ekspert në Premier League, duke kontestuar përdorimin e rrjeteve sociale nga ish-sulmuesi i Tottenham. Por vendimi nuk u pëlqeu kolegëve të cilët, pak nga pak, nuk pranuan të dilnin në transmetim. Ian Wright dhe Alan Shearer ishin të parët që u tërhoqën dhe më pas personazhet e tjerë televizivë gjithashtu u rebeluan.
Në atë moment BBC vendosi të transmetonte pa kontributin teknik të opinionistëve, duke propozuar vetëm komentin e ndeshjeve të kampionatit. Por jo gjithçka shkoi mire. Në fakt, kjo nuk kaloi pa u vënë re në sytë e lojtarëve të Premier League, të cilët nga ana e tyre, në shenjë solidariteti me ish-kapitenin e Anglisë, vendosën përmes sindikatës të refuzojnë çdo lloj interviste me BBC.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




